Pas 50 ditësh protesta, qytetarët mblidhen sërish sot para Kuvendit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.07.2026, 08:25
Qytetarët që prej 50 ditësh protestojnë kundër qeverisë do të mblidhen sërish sot në orën 12:00 përpara Kuvendit të Shqipërisë, në të njëjtën kohë me zhvillimin e seancës plenare. Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen tubimit për të shprehur pakënaqësinë ndaj funksionimit të Parlamentit dhe mungesës së përfaqësimit qytetar.

Protesta vjen si vazhdim i një serie tubimesh që kanë zgjatur për shtatë javë, ndërsa vëmendja është përqendruar edhe te çështjet që pritet të diskutohen në Kuvend, përfshirë raportet e institucioneve të drejtësisë. Aktivistët e konsiderojnë këtë protestë një tjetër hap në përpjekjet për të rritur presionin ndaj institucioneve.

Ndërkohë, organizatorët kanë paralajmëruar se mobilizimi do të kulmojë me një protestë të madhe më 23 korrik, në ditën kur do të mbahet seanca e fundit plenare përpara pushimeve verore të Kuvendit. Sipas tyre, protesta do të vijojë deri në adresimin e kërkesave të ngritura nga qytetarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit