Plas sherri në “Sheshin Skënderbej” gjatë finales Spanjë–Argjentinë, disa të rinj përfshihen në përleshje

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.07.2026, 00:36

Mbrëmja e finales së madhe të Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës është shoqëruar me një incident në qendër të Tiranës.

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur pamje ku shihen disa të rinj të përfshirë në një përleshje fizike në "Sheshin Skënderbej", aty ku shumë qytetarë ishin mbledhur për të ndjekur në ekran të madh finalen e Botërorit.

Nga videoja duket se mes disa personave ka nisur një konflikt që degradoi në shtyrje dhe goditje, ndërsa të pranishmit përreth përpiqen të largohen ose të ndërhyjnë për të qetësuar situatën. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në sherr dhe nuk është e qartë nëse konflikti lidhet me ndeshjen apo ka nisur për motive të tjera.

Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve të pranishëm në shesh, ndërsa atmosfera festive u ndërpre për disa çaste nga incidenti.

Deri në këtë moment nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar apo nëse policia ka shoqëruar ndonjë prej të përfshirëve.

Nëse autoritetet reagojnë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen, JOQ Albania do t'ju mbajë të informuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit