Dita e 50-të e rezistencës, qytetarët nisin marshimin: Ju erdhi fundi!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.07.2026, 21:43

Protesta qytetare kundër klasës politike në Shqipëri ka hyrë sot në ditën e saj të 50-të, duke shënuar një tjetër mbrëmje marshimi në rrugët e kryeqytetit.

Pasi u mblodhën në Sheshin Skënderbej dhe mbajtën fjalime përpara godinës së Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar protestën që prej 50 ditësh kërkon ndryshim të sistemit politik.

Me pankarta dhe flamuj kuqezi në duar, protestuesit marshojnë në kor me thirrjet "Ju erdhi fundi", ndërsa atmosfera mbetet e ngarkuar me mesazhe kundër klasës politike që ka qeverisur vendin gjatë dekadave të fundit.

Organizatorët kanë theksuar se protesta do të vazhdojë çdo ditë deri në realizimin e kërkesave të tyre, ndërsa pjesëmarrësit e konsiderojnë arritjen e ditës së 50-të si një tjetër dëshmi të qëndrueshmërisë së kësaj lëvizjeje qytetare.

Edhe këtë mbrëmje, marshimi po zhvillohet në mënyrë paqësore, nën thirrjet dhe sloganet që janë bërë tashmë simbol i protestës së përditshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit