Mendoi se ishte kafshë e egër, bulqizaku qëllon me çifte banorin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.07.2026, 11:14

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kaluar në një zonë bujqësore të një fshati në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ku sipas informacioneve paraprake, autori ka qëlluar me armë gjahu tip çifte, pasi ka dyshuar se në tokën e mbjellë ndodheshin kafshë të egra që po dëmtonin të mbjellat. Pas të shtënave, ai ka konstatuar se kishte plagosur një person.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Bulqizës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë kryer veprimet e para hetimore dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave. Policia po administron dëshmitë dhe provat e mbledhura për të përcaktuar dinamikën e incidentit, ndërsa pritet marrja e masave procedurale ndaj autorit sipas rezultateve të hetimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit