Saranda në errësirë në kulmin e sezonit turistik

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.07.2026, 21:54

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim nga Saranda, ku qyteti ka mbetur pa energji elektrike për më shumë se 30 minuta, pikërisht në kulmin e sezonit turistik.

Sipas denoncimit, ndërprerja e energjisë ka lënë në errësirë edhe shëtitoren kryesore të qytetit, një nga zonat më të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj gjatë mbrëmjes.

"Kulmi i sezonit në Sarandë dhe nuk ka drita. Turp! Edhe duan turizëm këta pastaj", shprehet qytetarja, e cila ka dërguar edhe pamje nga situata.

Ndërprerje të tilla të energjisë elektrike, veçanërisht në muajt e verës kur fluksi i turistëve është në maksimum, ndikojnë jo vetëm në jetën e banorëve, por edhe në eksperiencën e vizitorëve dhe aktivitetin e bizneseve që operojnë në qytet.

Prej vitesh flitet për zhvillimin e një "turizmi elitar", por raste të tilla ngrenë pikëpyetje mbi infrastrukturën bazë që duhet të garantohet në një prej destinacioneve më të rëndësishme turistike të vendit.

Furnizimi i pandërprerë me energji elektrike është një nga kushtet minimale për funksionimin normal të një qyteti që pret mijëra turistë çdo ditë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit