Sveçla: Partitë opozitare ta shtrëngojnë dorën e shtrirë nga Lëvizja Vetëvendosje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.07.2026, 18:48

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur edhe për diskutimet për koalicion me partitë opozitare.

Sveçla ka thënë se vendi ndodhet në një situatë të tillë për shkak të vendimit të Kushtetueses që specifikon se për zgjedhjen e presidentit duhen 2/3 të votave të Kuvendit.

Ai ka thënë se shpreson që partitë opozitare do të marrin vendime për të zhbllokuar situatën dhe ta shtrëngojnë dorën e shtrirë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“LVV ka dëshmuar që është e gatshme për bashkëpunim. Kemi ofru opsione që të dalim nga kjo situatë, që është produkt i një vendimi të kushtetueses, që na duhet kuorumi i 2/3 për presidentin. Shpresojmë që partitë opozitare do të marrin qëndrime që të zhbllokohet kjo situatë, që dorën e shtrirë të LVV’së ta shtrëngojnë dhe të ecin para për konsolidim të institucioneve”, ka thënë Sveçla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit