Mërgimtarët presin deri në 30 minuta për të hyrë në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.07.2026, 17:33

Mërgimtarët që po udhëtojnë drejt Kosovës po përballen me pritje në disa pika kufitare, ndërsa Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për gjendjen në hyrje dhe dalje të vendit.

Sipas të dhënave të fundit, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Hani i Elezit, ku për të hyrë në Kosovë qytetarët po presin deri në 30 minuta. Në këtë pikë është krijuar kolonë prej rreth 150 metrash.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për mërgimtarët janë deri në 10 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje të kësaj pike kufitare.

Edhe në Merdarë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 10 minuta.

Pikat e tjera kufitare raportohet të jenë më të qeta, me pritje të zakonshme prej 3 deri në 5 minuta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit