Falsifikoi martesën për t’u pajisur me dokumente në Britani, e pëson shqiptari

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.07.2026, 12:12
Një 30-vjeçar shqiptar, Denis Hani, është dënuar me 14 muaj burg nga Gjykata e Kurorës në Liverpool, pasi u shpall fajtor për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara me qëllim sigurimin e qëndrimit në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Gjykata vendosi gjithashtu që pas përfundimit të dënimit, ai të deportohet drejt Shqipërisë.

Sipas prokurorisë, në maj të vitit 2022 Hani kishte paraqitur një certifikatë martese të rreme, duke pretenduar se ishte martuar me një shtetase rumune në Qipro në vitin 2019, si pjesë e aplikimit për leje qëndrimi. Mashtrimi u zbulua pas verifikimeve me autoritetet qipriote, të cilat konfirmuan se numri i certifikatës nuk përputhej me asnjë regjistrim zyrtar.

Gjatë marrjes në pyetje, 30-vjeçari pranoi se nuk e kishte njohur kurrë gruan që figuronte në dokument dhe se e kishte blerë certifikatën për të qëndruar në Britani. Avokati i tij argumentoi se Hani ishte vetëm blerës i dokumentit dhe jo organizator i skemës, duke theksuar se ai kishte punuar, kishte paguar taksa dhe kishte siguruar të ardhura të rregullta në sektorin e dekorimit dhe menaxhimit të pronave. Megjithatë, gjykatësi e cilësoi veprimin e tij si një planifikim të rëndësishëm për të përfituar leje qëndrimi në mënyrë të padrejtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit