Luajti në fyell e cylë dyjare për filmin ‘Odisea’, flet mjeshtri vlonjat

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.07.2026, 09:06

Këta tinguj të pasurisë shpirtërore shqiptare janë bërë pjesë e një prej produksioneve më të mëdha të Hollivudit. Mjeshtri i fyellit dhe culës dyjare, Vendim Kapaj, ka interpretuar meloditë që janë përdorur në kolonën zanore të filmit më të ri të Christopher Nolan, “Odisea”. Regjistrimet u zhvilluan në Vlorë, në Teqenë e Kuzum Babait, ku u realizuan edhe disa prej skenave të filmit, ndërsa kompozitori fitues i çmimit Oscar, Ludwig Göransson, punoi për rreth pesë orë me artistin shqiptar për të regjistruar tingujt autentikë të Labërisë.

Kapaj tregoi se kontakti me ekipin e filmit u vendos përmes një miku të tij, pasi krijuesit e “Odisea” kishin studiuar prej kohësh muzikën tradicionale shqiptare dhe e kishin gjetur atë përmes rrjeteve sociale dhe emisioneve televizive. Ai interpretoi i vetëm me fyell dhe culë dyjare, ndërsa çdo interpretim u regjistrua me kujdes nga ekipi i produksionit. Sipas artistit, Göransson mbeti i impresionuar nga tingujt e instrumenteve tradicionale dhe e vlerësoi interpretimin e tij si të rrallë.

Ndërkohë edhe kompozitori Vasil Sofokli Tole ka bërë të ditur se ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve të muzikës për filmin "Odiseja" (The Odyssey), me regji të Christopher Nolan, duke vlerësuar përfshirjen e elementëve të muzikës tradicionale shqiptare në kolonën zanore të filmit.

Filmi “Odisea” ka nisur tashmë shfaqjen në kinematë botërore, duke sjellë para publikut ndërkombëtar edhe tingujt e trashëgimisë muzikore shqiptare. Për Vendim Kapajn, pjesëmarrja në këtë produksion përfaqëson kulmin e karrierës së tij artistike dhe një moment të rëndësishëm për promovimin e kulturës shqiptare, pasi fyelli, cula dyjare dhe fryma e iso-polifonisë së Labërisë janë bërë pjesë e kolonës zanore të një filmi me jehonë globale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit