Policia shoqëron me forcë një person pranë Kryeministrisë, e tërheqin zvarrë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.07.2026, 22:50

Momente tensioni janë regjistruar pasditen e sotme pranë godinës së Kryeministrisë, ku një qytetar është shoqëruar me forcë nga efektivët e Policisë së Shtetit.

Në videon e publikuar në media, shihet se disa punonjës policie afrohen te qytetari dhe tentojnë ta neutralizojnë. Pak sekonda më vonë, ai rrëzohet në tokë, ndërsa disa efektivë e mbajnë të imobilizuar. Më pas, qytetari merret zvarrë nga disa policë dhe dërgohet drejt një automjeti të policisë.

Gjatë gjithë kohës, pranë tij ndodhet edhe një vajzë, e cila shihet duke bërtitur dhe duke reaguar me shqetësim, ndërsa përpiqet t'i afrohet personit që po shoqërohet nga efektivët.

Në rrjetet sociale dhe në disa media është raportuar se qytetari është ndaluar pasi ka protestuar pranë automjetit të kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit që të konfirmojë motivet e shoqërimit apo rrethanat e plota të incidentit.

Pritet që autoritetet të japin një reagim zyrtar për të sqaruar arsyet e ndërhyrjes policore dhe bazën ligjore të shoqërimit të qytetarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit