Katalea 10-ditëshe po lufton me vdekjen, ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.07.2026, 20:23

Linku i GoFundMe

Një apel prekës për ndihmë ka mbërritur për vogëlushen Katalea, e cila në vetëm 10 ditët e para të jetës po përballet me sfidën më të madhe: luftën për të mbijetuar.

Katalea lindi më 6 korrik, por u diagnostikua me një defekt të rëndë në zemër që kërkon ndërhyrje urgjente kirurgjikale jashtë Shqipërisë. Në vend që të jetë në krahët e nënës së saj, ajo ndodhet prej ditësh në një inkubator, e lidhur me aparatura që e mbajnë në jetë.

Pranë saj, një nënë që nuk resht së qari dhe një motër 8-vjeçare që refuzon të largohet nga spitali pa motrën e vogël, duke e pritur çdo ditë me kukullën në duar.

Shpresa e vetme për Katalean është transportimi sa më parë drejt një spitali të specializuar jashtë vendit, ku do t'i nënshtrohet një operacioni në zemër. Megjithatë, gjendja e saj shëndetësore nuk lejon udhëtimin me një fluturim të zakonshëm. Foshnja ka nevojë për transport të specializuar mjekësor, një procedurë që kushton shumë dhe është e papërballueshme për familjen.

Për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve të nevojshme, Fondacioni Firdeus ka hapur edhe një fushatë GoFundMe, ku çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëhet një hap më pranë shpëtimit të jetës së Kataleas.

Prindërit e saj u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që kanë mundësi të kontribuojnë, në mënyrë që vogëlushja të ketë shansin të marrë trajtimin që i nevojitet urgjentisht.

Çdo ndihmë ka vlerë. Për Katalean, çdo minutë është jetike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit