Turizmi “elitar” mirëpritet mes papastërtitë në plazhin e Borshit

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 17.07.2026, 17:38

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një denoncim nga një qytetar, i cili ka dërguar pamje nga plazhi i Borshit, duke ngritur shqetësime për pastërtinë e bregdetit në kulmin e sezonit turistik.

Sipas qytetarit, kjo është gjendja e plazhit gjatë ditës së sotme, ku në pamje dallohet papastërtia përgjatë vijës bregdetare, duke prishur imazhin e një prej destinacioneve më të frekuentuara të Rivierës Shqiptare.

"Përshëndetje JOQ. Kjo është situata sot në plazhin e Borshit," shkruan qytetari në mesazhin e dërguar në redaksi.

Pamjet kanë ngjallur shqetësim, sidomos në një periudhë kur mijëra pushues vendas dhe të huaj vizitojnë çdo ditë Borshin, i njohur për vijën e gjatë ranore dhe ujin e pastër.

Banorët dhe pushuesit kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për pastrimin e zonës dhe mirëmbajtjen e plazhit, në mënyrë që një nga perlat e bregdetit shqiptar të mos përballet me probleme që dëmtojnë mjedisin dhe turizmin.

JOQ Albania fton Bashkinë Himarë dhe strukturat përgjegjëse të reagojnë për këtë problem dhe të marrin masat e nevojshme për pastrimin e plazhit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit