Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe zëvendësi i tij “të paprekshëm” pa vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.07.2026, 15:49

Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë parashikon një mbrojtje të posaçme procedurale për Guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët e institucionit. Sipas draftit, drejtuesit e Bankës së Shqipërisë nuk mund të arrestohen, t’u kufizohet liria apo t’i nënshtrohen kontrollit personal dhe kontrollit të banesës pa një autorizim paraprak nga Gjykata Kushtetuese.

Përjashtim nga kjo mbrojtje bëjnë vetëm rastet kur Guvernatori ose zëvendësguvernatorët kapen në flagrancë ose janë në ndjekje të menjëhershme pas kryerjes së një vepre penale. Në çdo rast tjetër, prokurori i çështjes duhet të kërkojë fillimisht autorizimin e Gjykatës Kushtetuese përpara se të ndërmarrë masa të tilla.

Sipas projektligjit, Gjykata Kushtetuese duhet të shqyrtojë kërkesën dhe të marrë një vendim brenda dy javësh nga paraqitja e saj. Nëse brenda këtij afati nuk merret një vendim, kërkesa për autorizim konsiderohet e refuzuar. Kjo dispozitë është pjesë e ndryshimeve të propozuara për ligjin e Bankës së Shqipërisë, që synojnë të rregullojnë funksionimin e institucionit dhe statusin ligjor të drejtuesve të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit