Zotëria ka humbur dhe thotë se është nga Bulqiza, kërkohen familjarët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.07.2026, 14:12

Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një apel për ndihmë lidhur me një person që dyshohet se ka humbur dhe nuk arrin të gjejë rrugën për në banesën e tij.

Sipas denoncimit, personi është prezantuar me emrin Naxhi Cani dhe ka thënë se është nga Bulqiza, por nuk di të tregojë se ku ndodhet shtëpia e tij apo si të kthehet atje. Qytetari që e ka gjetur shprehet se ai dukej i çorientuar dhe në gjendje të vështirë, ndërsa dyshohet se ka probleme me kujtesën.

Personi është gjetur i vetëm dhe ka kërkuar ndihmë, pasi nuk arrin të orientohet për t’u kthyer në shtëpi.

Nëse dikush e njeh Naxhi Canin ose ka informacion që mund të ndihmojë për të kontaktuar familjarët e tij, lutet të njoftojë të afërmit ose autoritetet përkatëse, në mënyrë që ai të mund të rikthehet sa më shpejt pranë familjes së tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit