Karkaleci pushton Kolonjën, dëmton rëndë tokat bujqësore

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.07.2026, 12:52

Banorët e fshatit Boshanj në Kolonjë kanë ngritur shqetësimin për dëmet e mëdha që kolonitë e karkalecave po shkaktojnë në bujqësi. Sipas fermerëve, insektet kanë dëmtuar kultura të ndryshme bujqësore dhe tashmë rrezikojnë edhe vreshtat dhe plantacionet e lajthisë.

Fermerët thonë se ky fenomen është përsëritur për të tretin vit radhazi, por këtë sezon dëmet janë shumë më të mëdha se më parë. Ata shprehen se investimet e një viti të tërë po shkatërrohen brenda pak ditësh, ndërsa spërkatjet e kryera deri tani nuk kanë sjellë rezultatet e pritshme.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, pasi shumë familje rrezikojnë të mbeten pa prodhime për konsum dhe pa bazën ushqimore për blegtorinë gjatë dimrit. Ata paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet nëse nuk merren masa të shpejta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit