Franca i jep lamtumirën stafit të hotelit në Boston me përqafime e buzëqeshje

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.07.2026, 12:15

Pavarësisht zhgënjimit për eliminimin nga Kupa e Botës, kombëtarja e Francës është larguar nga Bostoni duke lënë pas një gjest plot mirënjohje.

Pas më shumë se një muaji të kaluar në hotelin ku ishte akomoduar gjatë turneut, futbollistët dhe stafi teknik francez u përshëndetën ngrohtësisht me punonjësit e hotelit, të cilët i kishin shoqëruar gjatë gjithë qëndrimit të tyre.

Në momentet e fundit para nisjes, atmosfera ishte e mbushur me buzëqeshje, përqafime dhe fotografi kujtimi, duke treguar respektin dhe lidhjen e krijuar mes delegacionit francez dhe stafit të hotelit.

Edhe pse rrugëtimi i "Gjelave" në Botëror nuk përfundoi ashtu siç kishin shpresuar, ata zgjodhën ta mbyllnin aventurën në SHBA me një gjest fisnik, duke falënderuar ata që u kujdesën për ta gjatë gjithë turneut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit