Prag tragjedie në Theth, shkëmbi gjigant bie mbi makinën me pushues

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.07.2026, 10:53

Një incident që mund të kishte përfunduar në tragjedi është shmangur në rrugën drejt Thethit, ku një gur i madh u shkëput nga një masiv shkëmbor dhe ra mbi një automjet me të cilin udhëtonte një grup turistësh. Fatmirësisht, asnjë prej tyre nuk mbeti i lënduar.

Ngjarja rikthen në vëmendje problematikën e sigurisë në rrugën e Dukagjinit, e cila prej vitesh përballet me rënie gurësh dhe rrëshqitje dherash, veçanërisht në segmentet malore. Banorët dhe drejtuesit e mjeteve kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për rrezikun në këtë aks.

Fenomeni i rrëshqitjes së gurëve dhe masiveve shkëmbore është shfaqur edhe në rrugë të tjera të vendit, ndërsa gjatë muajve të fundit raste të ngjashme janë raportuar kryesisht në qarkun e Elbasanit, duke shtuar nevojën për masa parandaluese dhe ndërhyrje në infrastrukturë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit