Dhunohet një oficer policie në Sarandë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.07.2026, 09:53

Një oficer i Policisë së Sarandës është dhunuar mbrëmjen e së enjtes në lagjen nr. 3 të qytetit, pas një konflikti të ndodhur teksa lëvizte me motor. Sipas informacioneve paraprake, Mihal Velço, oficer i krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, fillimisht është fyer dhe kërcënuar nga një grup personash, ndërsa më pas debati ka përshkallëzuar në përplasje fizike.

Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë zbardhur, por dyshimet e para tregojnë se bëhet fjalë për një konflikt të çastit dhe jo për një sulm të organizuar ndaj efektivit të policisë. Menjëherë pas incidentit, forca të shumta policie zhvilluan kontrolle në banesa, lokale dhe ambiente të ndryshme në zonë.

Gjatë veprimeve hetimore, disa persona janë shoqëruar në komisariat dhe janë marrë në pyetje. Deri më tani nuk ka persona të arrestuar apo të identifikuar zyrtarisht si autorë të dyshuar, ndërsa Policia vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e përgjegjësive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit