Babë e bir kundër një personi, momenti i sherrit në Polikinikë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.07.2026, 09:13

Këto pamje i përkasin momentit kur 18-vjeçari Arvin Fregjaj plagos me mjet prerës 32-vjeçarin Vildan Këpeca brenda ambienteve të Poliklinikës së Shkodrës, pas një konflikti që dyshohet se nisi për radhën e pritjes.

Pas ngjarjes, Policia arrestoi Arvin Fregjajn, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje e armës së ftohtë” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Në pranga u vu edhe babai i tij, Agron Mehmetaj, i dyshuar si bashkëpunëtor dhe i akuzuar për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Pas plagosjes së Vildan Këpecës, vëllai i tij, Arben Këpeca, 41 vjeç, mori një armë zjarri pistoletë me fishek në fole dhe u nis në këmbë për të gjetur autorin e dyshuar. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë ai u neutralizua dhe u arrestua në flagrancë, ndërsa pistoleta dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit