Policia nis hetimet për rrezikim të sigurisë së aviacionit civil në Janjevë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.07.2026, 08:59

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për “Rrezikim të sigurisë së aviacionit civil”, i cili dyshohet se ka ndodhur në fshatin Janjevë të Lipjanit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 13 korrik 2026, rreth orës 21:50, ndërsa rasti është iniciuar zyrtarisht më 16 korrik, pas konsultimit me prokurorin.

“Fsh. Janjevë, Lipjan 13.07.2026 – 21:50. Më 16.07.2026 në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti i lartcekur, pasi që policia kishte pranuar një informatë se më 13.07.2026 kishte ndodhur rasti i lartcekur. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raport.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit