Shqiptarët në Greqi, nga punëtorë ndërtimi në pronarë kompanish

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.07.2026, 09:00

Media greke Protothema i ka kushtuar një artikull transformimit të emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke theksuar se shumë prej tyre kanë kaluar nga punëtorë të pakualifikuar në pronarë kompanish ndërtimi. Sipas artikullit, gjatë viteve 2005–2006 në Greqi jetonin rreth 600 mijë emigrantë shqiptarë, ndërsa 120 mijë deri në 150 mijë prej tyre punonin në sektorin e ndërtimit, ku përbënin pjesën më të madhe të fuqisë punëtore të huaj.

Artikulli përshkruan se pas viteve të punës në kantieret greke, shumë shqiptarë fituan aftësi profesionale, u bënë mjeshtër, nënkontraktorë dhe më pas krijuan bizneset e tyre. Edhe pse kriza ekonomike detyroi dhjetëra mijëra emigrantë të largoheshin nga Greqia ose të riktheheshin në Shqipëri, një pjesë e konsiderueshme arriti të konsolidohej në tregun grek të ndërtimit.

Sot, sipas Protothema, më shumë se gjysma e rreth 10 mijë sipërmarrësve shqiptarë në Greqi janë pronarë kompanish ndërtimi ose firmash teknike. Numri i punëtorëve shqiptarë aktivë në këtë sektor vlerësohet në 20–25 mijë, ndërsa roli i tyre konsiderohet kyç në industrinë greke të ndërtimit, me bashkëpunim në rritje mes kompanive shqiptare dhe greke, si dhe investime të zgjeruara në pasuri të paluajtshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit