Kompanitë e naftës padisin qeverinë, kërkojnë 12 milionë euro dëmshpërblim

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.07.2026, 08:27

Tetë kompani të tregtimit të hidrokarbureve kanë paditur qeverinë në Gjykatën Administrative, duke kërkuar rreth 11.8 milionë euro dëmshpërblim për humbjet që pretendojnë se u janë shkaktuar nga mënyra e llogaritjes së çmimeve gjatë funksionimit të Bordit të Transparencës. Operatorët thonë se kërkesa e tyre për rishikimin e metodologjisë nuk u mor në konsideratë, pavarësisht paralajmërimeve të bëra më herët.

Sipas kompanive, Bordi ka përdorur çmimin FOB për përcaktimin e çmimit maksimal të shitjes, ndërsa tregu funksionon me kontrata CIF, të cilat përfshijnë kostot e transportit dhe sigurimit. Ata kundërshtojnë gjithashtu faktin që TVSH-ja është llogaritur nga doganat mbi bazën e çmimit CIF, duke krijuar, sipas tyre, një kosto shtesë prej rreth 4.7 lekësh për litër dhe humbje të konsiderueshme financiare.

Importuesit argumentojnë se formula e miratuar në vitin 2022 nuk pasqyron më realitetin e kostove të operimit, pasi nuk merr parasysh inflacionin, rritjen e pagave, qirave dhe shpenzimeve të tjera. Sipas tyre, metodologjia nënvlerëson edhe marzhet e fitimit, duke mos reflektuar rreth 8.7 lekë për litër në çmimin final të karburantit, çka ka rënduar veçanërisht operatorët më të vegjël.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit