Pasi ministri i shëndetësisë, Klodian Allajbeu, u kërkonte qytetarëve të mbushnin boshllëqet e buxhetit duke hapur “GoFundMe” për jetët e tyre, jemi dëshmitarë të një faze të re të “bamirësisë” së detyruar. Kemi kaluar nga kërkesat për donacione nga populli, te kërkesat e “donacioneve” që vijnë nga vartësit dhe klientela e skllavopronarit Allajbeu.
Madje, vetë QSUT ka dalë hapur me një shpallje zyrtare ku kërkon “donacione” për pajisje IT (281 kompjutera, 210 printera, 3 fotokopje) dhe një listë të gjatë aparaturash mjekësore: 15 respiratorë, 6 laringoskopë, 6 defibrilatorë, 1 brakiterapi, 5 monitorë pacienti, 5 elektrobisturi, 2 kulla endoskopie/kolonoskopie, 50 shiringa elektrike, 1 video laringoskop, 5 EKG, 2 EEG, 2 mikroskopë kirurgjikalë, 3 prova ushtrimore, 2 holter ritmi dhe 2 holter presioni.
Por, mos u gënjeni: këto dhurime janë thjesht një kurth për t’ua futur taksapaguesve.
Skema është e thjeshtë, por mbytëse. Sapo kompanitë e vartësve të Allajbeut “dhurojnë” një pajisje mjekësore, QSUT bëhet “pronare” e një problemi. Në momentin që pranon këtë dhuratë, institucioni lidhet pazgjidhshmërisht me dhuruesin për shkak të specifikave teknike.
Si funksionon ky zinxhir:
Kjo tabelë është “varri” i transparencës në QSUT. Në pamje të parë, donacioni duket si një akt human, por në realitet është një kurth financiar i ngritur për të zhvatur miliona nga buxheti i shtetit.
FAZA 1: “Dhuratat” që hapin derën (Pajisje Mjekësore)
Këtu nis mashtrimi. Kompanitë hyjnë në QSUT nën petkun e “bamirësit”, duke instaluar pajisje që do t’i kushtojnë taksapaguesit shumë më shtrenjtë në të ardhmen:
FAZA 2: Fatura e përjetshme (Kontratat “Full Risk”)
Sapo pajisja është instaluar, “bamirësia” merr fund dhe fillon zhvatja. Vartësit e Allajbeut marrin kontrata “Full Risk” ku çmimi nuk ka fund:
Kjo tabelë dëshmon se si “dhuratat” e vartësve të Allajbeut shndërrohen në kontrata të majme, ku kostot e mirëmbajtjes në afat të gjatë mund të tejkalojnë edhe vlerën e vetë pajisjes së dhuruar. Ky nuk është thjesht një pazar, por një mekanizëm ku “falas” bëhet barra më e shtrenjtë për taksapaguesin shqiptar.
Këto “dhurata” simbolike janë surpriza që vartësja e preferuar, Evis Sala, ia bën mjeshtrit të saj, skllavopronarit Klodian Allajbeu, për t’i mbushur xhepat, ndërkohë që popullit i kërkohet të hapë GoFundMe për të mbijetuar. Në shëndetësinë e Allajbeut dhe Salës, asgjë nuk është falas. Skllavopronari vetëm pasurohet nga të gjitha anët, ndërsa “dhurata” e radhës do të jetë thjesht një tjetër faturë e kripur që do ta paguajë qytetari i thjeshtë me taksat e tij.