Ç’po ndodh në Ksamil? Shkëndijat nga rrjeti elektrik alarmojnë pushuesit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.07.2026, 22:58

Një situatë alarmuese është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Ksamil, ku shkëndija të forta dhe zhurma të njëpasnjëshme nga rrjeti elektrik kanë shqetësuar banorët dhe pushuesit që ndodheshin në zonë.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë momente kur në linjën elektrike krijohen shkëndija të fuqishme për disa minuta rresht, ndërsa të pranishmit shihen të alarmuar nga ajo që po ndodh.

Një qytetar, i cili na dërgoi videon, tha se situata zgjati rreth 10 minuta dhe frikësoi veçanërisht fëmijët e vegjël.

"Përshëndetje JOQ. Jemi duke ngrënë darkë në Ksamil dhe po ndodh diçka e dyshimtë që na ka trembur fëmijët e vegjël. Ishte rreth 10 minuta pa ndalim. Duket si masë elektrike. Ishalla pa dëme në njerëz."

Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar nëse nga incidenti ka persona të lënduar apo dëme materiale. Dyshohet se bëhet fjalë për një defekt në rrjetin elektrik, ndërsa pritet një sqarim nga autoritetet dhe operatori përgjegjës për shpërndarjen e energjisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit