“Ju erdhi fundi”, qytetarët nisin marshimin në ditën e 47-të të rezistencës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.07.2026, 22:01

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, ka nisur marshimi i protestës së 47-të qytetare në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Me flamuj kuqezi në duar dhe pankarta kundër klasës politike, qytetarët po marshojnë në bulevardet e Tiranës, duke brohoritur në kor: "Ju erdhi fundi", si dhe thirrjet e zakonshme "Rama n'burg, Berisha n'burg" dhe "Revolucion!".

Protesta, që ka hyrë në ditën e saj të 47-të radhazi, vijon të mbajë të njëjtin mesazh: kërkesën për largimin e klasës politike që ka qeverisur vendin për më shumë se tre dekada.

Pjesëmarrësit e konsiderojnë vazhdimësinë e protestës si simbol të një rezistence qytetare që nuk është zbehur me kalimin e ditëve. Pas 47 mbrëmjesh radhazi në shesh, ata deklarojnë se nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të dëgjohen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit