Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga pronarët e një ambienti, të cilët shprehen se prej kohësh përballen me të njëjtin problem: një individ që, sipas tyre, sjell dhe lë vazhdimisht mbeturina përpara biznesit të tyre.
Sipas denoncuesve, situata është përsëritur disa herë, duke krijuar papastërti dhe shqetësim të vazhdueshëm. Ata kërkojnë që institucionet përgjegjëse të marrin masa për identifikimin dhe ndëshkimin e personit, në mënyrë që të ndalet ky veprim dhe të ruhet pastërtia e zonës.
Denoncimi i qytetarit:
Ju lutem a mund të më ndihmoni të denoncoj këtë individ që në vazhdimësi sjell dhe lë mbeturinat para ambientit tonë.