Elbasan–Librazhd: Automjeti përplaset fort me barrierat, plagoset rëndë drejtuesi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.07.2026, 18:45

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje, rreth orës 17:50, në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd. Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Mengël, në territorin e Bashkisë së Elbasanit.

Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, një autoveturë ka humbur kontrollin gjatë qarkullimit dhe ka dalë jashtë rruge, duke u përplasur me forcë të madhe me barrierat mbrojtëse anësore. Dyshohet se shkak për humbjen e kontrollit të mjetit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Si pasojë e përplasjes së fortë, makina ka pësuar dëmtime jashtëzakonisht të mëdha, duke u shkatërruar pothuajse plotësisht në pjesën ballore dhe anësore.

Burimet nga terreni bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit është shtetasi Klement Balla, banues në fshatin Griqan. Ai ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e përplasjes. Balla u transportua me urgjencë drejt spitalit, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Raportohet se gjendja e tij vijon të mbetet kritike.

Grupi hetimor dyshon se shpejtësia e lartë ka qenë faktori kryesor që çoi në humbjen e kontrollit të mjetit. Megjithatë, pritet kryerja e ekspertizës teknike të plotë për të përcaktuar me saktësi shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit