Një apel për ndihmë ka mbërritur nga Albani, një shqiptar nga Kosova, i cili pas 27 vitesh kërkon të rilidhet me miqtë shqiptarë me të cilët punoi gjatë luftës së Kosovës, në vitin 1999.
Albani rrëfen se, pasi u largua nga Kosova si refugjat, fillimisht u strehua në Tiranë pranë familjarëve. Më pas, ai nisi punën me organizatën ADRA Albania, duke ndihmuar refugjatët e tjerë në kampet e Kukësit dhe zonës së Fierit.
Gjatë asaj periudhe ai punoi ngushtë me disa shqiptarë, me të cilët, për fat të keq, ka humbur çdo kontakt. Albani shpreh edhe mirënjohjen e tij për shqiptarét, duke kujtuar mbështetjen e dhënë gjatë një prej periudhave më të vështira për shqiptarët e Kosovës.
"Një falënderim i përzemërt për të gjithë shqiptarët, vëllezërit dhe motrat tona nga shteti amë, për mikpritjen dhe gjithçka bënë për ne gjatë asaj kohe. Siç thonë, dora lan dorën," përfundon ai.
Nëse njihni personat që shfaqen në fotot e publikuara ose keni informacion që mund të ndihmojë në ribashkimin e tyre, mund të kontaktoni redaksinë. Shpresojmë që ky apel të arrijë tek miqtë që Albani kërkon prej shumë vitesh.
Mesazhi i Albanit:
Përshëndetje, uroj dhe shpresoj te jeni mirë. Jam Albani nga Kosova, kam qenë refugjatë në 1999 së pari në Tiranë (kam qëndruar tek disa familjar) dhe nga aty pata filluar të punojë me ADRA Albania për të ndihmuar refugjatët e tjerë në kampet në Kukës dhe zonë të Fierit. Kam punuar me disa shqiptarë të tjerë (këta në foto) me të cilët fatkeqësisht kam humbur kontakt dhe me dhemb në zemër që nuk jemi të lidhur. Kam provuar ti identifikojë por për fat të keq pa suksese. Do të bënit një ndër të hatashëm, dhe shpresoj edhe këtyre miqëve të mi të humbur, po të mund të publikoni këto foto dhe me shpresë do të mund të rilidhemi. Një falënderim i përzemërt për të gjithë shqiptarët (vëllezërit dhe motrat tona nga shteti amë) për mikpritjen dhe çdo gjë që bënë gjatë një periudhe përtej studiuese për ne shqiptarët e Kosovës. Siq thonë dora për dorën. Me shumë dashuri dhe rrespekt,, Albani
