Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.07.2026, 16:36
Detaje të reja kanë dalë nga prapaskenat e eliminimit të Francës nga Kupa e Botës pas humbjes përballë Spanjës. Sipas prestigjiozes franceze L’Équipe, atmosfera në kampin e “Gjelave” ka qenë e tensionuar gjatë pushimit mes dy pjesëve.
Raportohet se sulmuesi i Ousmane Dembélé ka reaguar ashpër ndaj disa prej shokëve të skuadrës, duke kritikuar mënyrën se si ekipi po aplikonte presionin ndaj kundërshtarëve. Futbollisti i PSG-së mësohet se ka ngritur shqetësime për mungesën e koordinimit në fazën mbrojtëse, duke argumentuar se kjo po i jepte më shumë hapësira Spanjës.
Sipas medias franceze, fjalët e Dembélés nuk janë pritur mirë nga të gjithë lojtarët. Disa prej tyre kanë shfaqur pakënaqësi ndaj kritikave të tij, duke krijuar një debat të fortë në dhomat e zhveshjes në një moment vendimtar, kur Franca kërkonte të rikthehej në lojë.
Eliminimi nga Spanja i dha fund objektivit të Francës në këtë Botëror, ndërsa raportimet e L’Équipe kanë nxjerrë në pah një atmosferë të acaruar brenda grupit gjatë një prej ndeshjeve më të rëndësishme të turneut.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR