Turisti zhvishet nudo në plazhin e Velipojës, shkodranët i bërtasin dhe e detyrojnë të largohet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.07.2026, 16:07

Një incident është raportuar në plazhin e Velipojës ditën e sotme ku një pushues nga Mali i Zi është zhveshur nudo, duke shkaktuar reagime nga disa pushues vendas.

Sipas dëshmitarëve, disa qytetarë nga Shkodra i kanë kërkuar të vishej, duke i bërë me dije se një sjellje e tillë nuk është e pranueshme në një plazh publik familjar. Situata është shoqëruar me debat verbal mes palëve.

Pushuesi malazez u zhvesh nudo në Velipojë. U irrituan shkodranët dhe debatuan me të. Ai u vesh dhe iku fare”.

Pas debatit, pushuesi është veshur dhe është larguar nga plazhi por problematik është fakti se raste ë ngjashme janë raportuar edhe më parë në disa plazhe të vendit, ku turistë të huaj kanë bërë banjë apo janë ekspozuar nudo duke shkaktuar reagime nga pushuesit e tjerë.

Aktualisht, në Shqipëri nuk ka plazhe publike të përcaktuara zyrtarisht për praktikimin e nudizmit, ndaj raste të tilla shpesh bëhen shkak për mosmarrëveshje mes pushuesve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit