Policia konfirmon vdekjen e gruas që ra nga ndërtesa në Podujevë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.07.2026, 15:52

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga një ndërtesë.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se vdekja e viktimës është konstatuar në vendngjarje nga ekipi mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Podujevë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Viktima nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, deklaroi Pllana.

Ai shtoi se Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet dhe është duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit