Lot dhe zhgënjim te Anglia, të gjithë futbollistët shpërthejnë në emocione pas eliminimit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.07.2026, 15:48

Eliminimi nga Argjentina në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ka lënë shenja të forta te kombëtarja angleze. Pas vërshëllimës përfundimtare, shumë prej futbollistëve të "Tre Luanëve" nuk i mbajtën dot lotët, ndërsa ëndrra për të luajtur finalen u shua në minutat e fundit të sfidës.

Pamjet tregojnë Jude Bellingham, Harry Kane, Declan Rice, portierin Jordan Pickford dhe disa lojtarë të tjerë të dërrmuar emocionalisht, të ulur në fushë ose duke qarë, ndërsa futbollistët argjentinas festonin kualifikimin. Humbja 2-1 erdhi pas një përmbysjeje dramatike të Argjentinës, që shënoi dy herë në fund të takimit dhe i preu biletën Anglisë për në finale.

Trajneri Thomas Tuchel mori përgjegjësinë për eliminimin, ndërsa theksoi se skuadra do të duhet të ngrihet shpejt për ndeshjen e vendit të tretë ndaj Francës. Megjithatë, për futbollistët anglezë, lotët në fushë treguan qartë dhimbjen e një tjetër ëndrre të humbur në prag të finales.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit