“Na vendosën gjoba pa u miratuar leja e rezidentit, për makinat e punës s’marrim dot pulla”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.07.2026, 15:39

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë me një shqetësim në lidhje me vendosjen e sinjalistikës së re që lejon parkimin vetëm për banorët rezidentë.

Sipas tij, punonjësit e Bashkisë Tiranë kanë vendosur tabelat që ndalojnë parkimin për automjetet pa leje rezidenti. Ai thotë se një ditë më parë janë vendosur gjoba për automjetet, ndërkohë që aplikimi për pajisjen me leje rezidenti ishte ende në pritje të miratimit.

Qytetari shprehet se është dakord me vendosjen e sistemit të parkimit për rezidentët, por ngre një problem tjetër: automjetet e punës nuk pajisen me leje rezidenti. Sipas tij, nëse këto automjete parkohen në zonë, gjobiten, ndërsa institucionet nuk u kanë ofruar një zgjidhje se ku mund t’i parkojnë.

Ai kërkon që autoritetet përkatëse të japin një sqarim dhe një zgjidhje për këtë situatë, në mënyrë që drejtuesit e automjeteve të punës të mos penalizohen.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joq! Kam 1 problem goxha madhor. Erdhen ustallaret e bashkise dhe vendosen tabelat qe nuk lejohet parkimi pervec rezidenteve. Dje na kishin vendosur gjoba nderkohe qe aplikimi ishte ne pritje per aprovim. Okj per pjesen e tabelave resident jemi dakord por kemi problem qe nuk na japin pulle residenti per makinat e punes. Nese i lem aty marrim gjobe pulle nuk na japin se ku dreqin duhet ti lem ne 1 zot e di. Ata sna dhane zgjidhje per kete problematike keshtu qe shpresojm mos ndoshta na jepni ju

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit