Një qytetar nga fshati Ninat, në bashkinë Konispol, ka denoncuar në JOQ një zjarr të përmasave të mëdha që ka rënë më 15 korrik dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në ullishte.
Sipas raportimit të qytetarit, flakët kanë djegur mbi 2 mijë rrënjë ullinj, duke shkatërruar mundin dhe investimin shumëvjeçar të banorëve të zonës.
Ai shprehet kritik edhe ndaj reagimit të strukturave vendore, duke treguar se shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Konispol ka qenë inekzistent në përballimin e situatës.
Përveç dëmeve të shkaktuara nga zjarri, qytetari ngre shqetësimin se ngjarja nuk është pasqyruar nga mediat lokale apo portalet e zonës, të cilat, sipas tij, u kushtojnë më shumë hapësirë aktiviteteve promovuese sesa problemeve me të cilat përballen banorët.
"Mundi dhe djersa e fshatarëve e derdhur për 30 vjet u bë hi për një orë, ndërsa askush nuk u interesua ta pasqyronte këtë ngjarje," shprehet ai në mesazhin e dërguar.
Denoncimi i qytetarit:
Prsh JOQ! Desha të bëja një postim apo (denoncim) për një fenomen në lidhje me problemet e qytetarëve dhe me sjelljen e mediave dhe disa portaleve të cilat rrinë në gadishmëri të plotë per te dhenë sukseset e bashkive dhe qeverisë ndersa shqetësimet e qytetarëve nuk janë fare të interesuar. Quhem Baki Bajo banor i fshatit Ninat bashkia Konispol.Dje më dt.15/07/2026 në fshatin Ninat të bashkisë konispol ka rënë nje zjarr i madh dhe ka djegur mbi 2000 (dy mijë) rrenjë ullinj ku zjarrfiksit e bashkisë janë ineksistentë, po përveç kësaj se kjo sna bën shumë pershtypje se nuk eshtë se presim shumë nga ta, shumë përshtypje na bën fakti se asnje media asnjë portal si Saranda Web app Konispoli Web nuk pasqyruan ngjarjen, nuk e di por këto portale më të rendësishme kanë “pispilinë” e e çamërisë apo “resorant Xhiku” kërkon të punsoj sanitare nga kjo ngjarje që mundi dhe djersa e fshatarëve e derdhur për 30 vjet bëhet hi per 1 oro,atherë të më falni mua se ndoshta ja fut kot