Po lufton jo vetëm për jetën por edhe për djalin e saj, Keidi ka nevojë për ne

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.07.2026, 14:26

KUSH KA MUNDËSI TË NDIHMOJË KEIDIN TË KONTRIBUOJË NË LINKUN E GOFUNDME

Ka beteja që nuk zhvillohen në sy të botës. Beteja të heshtura, të mbushura me dhimbje, lot dhe shpresë. Një prej tyre është ajo e një nëne të vetme shqiptare, e cila prej vitesh lufton çdo ditë për të mbijetuar, ndërsa sot ka mbetur vetëm me shpresën se njerëzit do t'a ndihmojnë.

Kalvari i saj nisi disa vite më parë, kur u detyrua të largohej nga Shqipëria për të kërkuar trajtim për një sëmundje të rëndë vaskulare, pasi në vend nuk ekzistonte mundësia për ta kuruar. Me sakrifica të panumërta, ajo përballoi vetë analizat, konsultat, ndërhyrjet dhe udhëtimet, duke besuar se çdo hap do ta afronte me shërimin.

Por fati e goditi sërish.

Pas një ndërhyrjeje, ajo u prek nga gastropareza, një sëmundje e rrallë që paralizon pjesërisht stomakun dhe ia ka bërë pothuajse të pamundur të ushqehet. Sot, prej javësh, nuk mund të konsumojë ushqim normal. Jeton vetëm me formula mjekësore, ndërsa edhe kafshatat më të vogla i shkaktojnë dhimbje të forta, të përziera, fryrje dhe një lodhje që e rrëzon dita-ditës.

Çdo ditë që kalon është një betejë e re. Organizmi i saj po dobësohet, ndërsa koha nuk pret.

Mjekët i kanë bërë të qartë se e vetmja mundësi për të rifituar aftësinë për t'u ushqyer është një ndërhyrje e specializuar endoskopike, e cila nuk kryhet në Shqipëri. Vetëm pas saj mund të vazhdojë trajtimin për komplikacionet vaskulare që ende i rrezikojnë jetën.

Por pas vitesh shpenzimesh, kursimesh të shteruara dhe sakrificash, ajo nuk ka më mundësi ta përballojë e vetme këtë rrugëtim.

Sot, kjo nënë nuk kërkon luks. Nuk kërkon asgjë më shumë sesa një mundësi për të jetuar. Një mundësi për të fituar edhe një herë betejën dhe për të qenë pranë fëmijës së saj.

Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëhet një fije shprese. Edhe një shpërndarje e këtij apeli mund të arrijë te dikush që mund ta ndihmojë.

Ndonjëherë, një gjest i vogël nga secili prej nesh mund të bëhet arsyeja pse një nënë vazhdon të jetojë dhe një fëmijë nuk mbetet pa njeriun e tij më të dashur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit