Kupola ‘e re’ e PD me emra të vjetër si Muli, Berisha: Personalitete

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.07.2026, 14:29

Pasi Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike votoi drejtuesit e rinj, kryetari Sali Berisha e cilësoi ekipin që do ta shoqërojë në drejtimin e selisë blu si një dëshmi të “ripërtëritjes” së partisë. Megjithatë, rezultatet e votimit tregojnë se postet më të rëndësishme vijojnë të mbahen nga të njëjtat figura që prej vitesh dominojnë strukturat drejtuese të PD-së. Flamur Noka u rikonfirmua Sekretar i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj mbetën nënkryetarë ex officio, ndërsa emra të njohur si Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Marash Logu morën role kyçe në kupolën drejtuese.

Në fjalën e tij, Berisha falënderoi të gjithë kandidatët që morën pjesë në garë, pavarësisht rezultatit, duke i cilësuar ata “personalitete të shquara të Partisë Demokratike”. Ai vlerësoi procesin e votimit si një shembull të funksionimit të votës së lirë brenda partisë dhe falënderoi Gazment Bardhin dhe komisionin e votimit për organizimin e procesit. Po ashtu, kërkoi ndjesë publike ndaj Lorenc Lukës, duke sqaruar se ai kishte dërguar një mesazh për të mos kandiduar, por ky njoftim ishte lexuar me vonesë, çka bëri që emri i tij të mbetej në listën e kandidatëve.

Edhe pse Berisha këmbënguli se përbërja e re “dëshmon vendosmërinë e PD-së për ripërtëritje” dhe foli për “personalitete ndër më të shquarat të fushave të tyre”, zhvillimet në Këshillin Kombëtar u shoqëruan me kritika nga brenda partisë. Në fund, megjithatë, votimi prodhoi më shumë vazhdimësi sesa ndryshim, duke lënë të paprekur pjesën më të madhe të kupolës drejtuese të Partisë Demokratike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit