Kupidi zbarkon në PD! Një zemër në fletën e votimit për Flamur Nokën

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.07.2026, 14:04

Zgjedhjet për strukturat drejtuese të Partisë Demokratike kanë sjellë edhe një moment të pazakontë, që po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Në një nga fletët e votimit, pranë emrit të Flamur Nokës nuk është vendosur shenja klasike "X" apo "✔", por një zemër, duke e kthyer votën në një nga episodet më të komentuara të procesit zgjedhor.

Fotografia e fletës është shpërndarë me shpejtësi në internet, ku nuk kanë munguar as komentet me humor se "Kupidi ka goditur në selinë blu". Shumë përdorues e kanë interpretuar zemrën si një shprehje të hapur simpatie dhe mbështetjeje për Nokën.

Ky detaj vjen në të njëjtën ditë kur Flamur Noka u rizgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, duke marrë 184 vota dhe siguruar një mandat të ri katërvjeçar si numri dy i PD-së.

Edhe pse një votë e tillë konsiderohet e vlefshme për sa kohë shpreh qartë vullnetin e votuesit, mënyra e pazakontë e shënimit ka ngjallur reagime të shumta dhe batuta në rrjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit