Flakë dhe tym në mes të ditës në Elbasan, banorët djegin vetë mbeturinat e pambledhura nga bashkia

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.07.2026, 13:29

Një vatër zjarri është regjistruar në Elbasan ditën e sotme pranë varrezave të qytetit, ku mbetjet janë përfshirë nga flakët duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Sipas denoncimit të qytetarëve, mungesa e pastrimit të mbetjeve ka bërë që disa persona të marrin zgjidhjen në duart e tyre duke i djegur ato, por kjo ka sjellë rrezik serioz për përhapjen e zjarrit pranë banesave dhe pronave të tjera.

Pamjet tregojnë zjarrin dhe ndërhyrjen e zjarrfikëses për shuarjen e flakëve. Banorët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë reagim nga institucionet, pasi djegia e mbetjeve në ambiente të hapura përbën rrezik për shëndetin, mjedisin dhe sigurinë e komunitetit.

Shikoni çfarë ndodh në qytetin e Elbasanit, në mes të ditës digjen mbetje dhe kabllo, ndërsa askush nuk merr masa”, shprehen qytetarët në denoncimin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit