Një i paraburgosur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Vlorë ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, pasi u transportua me urgjencë drejt spitalit. Sipas burimeve, viktima është identifikuar si 53-vjeçari Blerim Zija Lena, me origjinë nga Struga.
53-vjeçari ishte arrestuar më 23 prill të këtij viti nga Komisariati i Policisë Vlorë për veprën penale që lidhet me lëndët narkotike dhe më pas ishte transferuar në IEVP Vlorë më 27 prill 2026. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve të paraburgimit dhe dyshohet se ka pësuar një parainfarkt.
Gjatë transportimit drejt spitalit, 53-vjeçari ka pësuar një tjetër goditje në zemër, e cila ka rezultuar fatale. Autoritetet kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.