“Bashkia Shkodër s’ka harta, me AI rruga ‘Luigj Gurakuqi’ bëhet Luis”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.07.2026, 10:34

Një qytetar ka ironizuar Bashkinë e Shkodrës për një njoftim të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, duke treguar se harta e përdorur për orientimin e qytetarëve përmban gabime të dukshme.

Ai ka treguar se në hartë është shkruar gabim emri i rrugës "Luigj Gurakuqi", i cili figuron si "Luis Gurakuqi", çka, sipas qytetarit, lë të kuptohet se materiali mund të jetë përgatitur me inteligjencë artificiale.

Ai ngre gjithashtu shqetësimin se rruga “Ludovik Saraçi”, e cila është në qendër të njoftimit, lidhet me pedonalen dhe ka dalje në zonën e Gjuhadolit, por kjo e fundit nuk shfaqet fare në hartën e publikuar nga Bashkia. Sipas tij, edhe paraqitja e rrugës Kolë Idromeno (pedonalja) është e pasaktë.

Me nota humori, qytetari shkruan se "Bashkia Shkodër nuk paska hartë të qytetit dhe po i bën njoftimet me AI", duke kërkuar më shumë kujdes në publikimin e materialeve zyrtare për të shmangur pasaktësi që mund të ngatërrojnë qytetarët.

Mesazhi i qytetarit:

Bashkia Shkoder nuk ka harte te qytetit si duket dhe e punon me AI per me ba njoftime, dukshem qysh te emri Luis Gurakuqi per rrugen Luigj Gurakuqi. Tu vazhdu te fakti qe rruga Ludovik Saraci, kryefjala e njoftimit, kryqezohet me pedonalen dhe ka dalje ne gjuhadol, ku gjuhadoli sasht kerkund ne harten e postume nga bashkia, e pedonalja (eruga kole idromeno) shkon skiç

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit