E rëndë te Liqeni i Thatë, polumbarët nxjerrin trupin e pajetë të një gruaje

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 16.07.2026, 09:45

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm te Liqeni i Thatë në Tiranë, ku forcat e Policisë, së bashku me efektivët e Shqiponjave dhe polumbarët, kanë zhvilluar kërkime për një grua që dyshohej se ishte mbytur.

Sipas një qytetareje që kontaktoi redaksinë e JOQ Albania, kërkimet nisën rreth orës 07:00 dhe zgjatën afro një orë. Më pas, polumbarët arritën të nxirrnin në breg trupin e pajetë të gruas.

Sipas të njëjtit burim, viktima ishte rreth 45 vjeçe, jetonte e vetme dhe dyshohet se vuante nga depresioni. Megjithatë, këto informacione mbeten paraprake dhe nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa pritet një njoftim më i detajuar nga Policia e Shtetit, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

Nëse ti ose dikush që njeh po përballet me mendime për vetëlëndim ose vetëvrasje, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë sa më shpejt. Flisni me një familjar, mik të besuar ose profesionist të shëndetit mendor. Nëse mendoni se rreziku është i menjëhershëm, telefononi shërbimet e urgjencës në zonën tuaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit