Shqipëria në kulmin e vapës, sot dita më e nxehtë me temperatura deri në 41 gradë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.07.2026, 09:22

Shqipëria po përjeton një nga valët më të forta të të nxehtit të këtij viti, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 41 gradë Celsius. Sipas meteorologes Tanja Porja, dita e sotme dhe ajo e nesërme do të jenë më të nxehtat e vitit deri më tani, ndërsa nuk përjashtohet që në fillim të gushtit të regjistrohen sërish vlera të ngjashme.

Temperaturat maksimale do të variojnë nga 31 gradë Celsius në zonat më të thella malore të juglindjes, deri në 41 gradë në Elbasan, Berat dhe Koplik. Në Tiranë, Fier dhe Gjirokastër priten rreth 40 gradë, ndërsa edhe pjesa tjetër e vendit do të përballet me temperatura shumë të larta.

Edhe zonat bregdetare do të jenë nën ndikimin e motit të nxehtë, megjithëse situata më e vështirë parashikohet në brendësi të territorit. Në veriperëndim, veçanërisht në zonën e Koplikut, termometri pritet të shënojë 41 gradë Celsius, ndërsa në kryeqytet temperaturat mund të arrijnë deri në 40 gradë.

Sipas parashikimeve, vala e të nxehtit do të vijojë edhe gjatë ditëve në vijim. Pas ditës së parë me temperatura 40-41 gradë Celsius, edhe e premjta dhe të paktën dy ditët pasuese pritet të mbeten nën ndikimin e të nxehtit ekstrem. Krahas temperaturave të larta gjatë ditës, pritet të rriten edhe vlerat minimale gjatë orëve të mëngjesit, duke e bërë periudhën një nga më të nxehtat e këtij sezoni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit