Dallavere me dokumentet për shitblerjen e disa parcelave, arrestohen 3 persona në Mitrovicë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.07.2026, 09:16

Tre persona janë arrestuar, pasi dyshohet të kenë ofruar dokumente të falsifikuara te noteri, për të marrë autorizimin për shitblerje të disa parcelave.

Kjo tentohej të bëhej pa dijeninë e pronarit legjitim të parcelave.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut, dje rreth orës 11:15.

“Në konsultim me prokurorin është kryer bastisja në shtëpinë e njërit nga të dyshuari ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente relevante lidhur me rastin. Ndërsa, nga i dyshuari tjetër është sekuestruar një veturë dhe një telefon” deklaron policia.

Bëhet e ditur se palët janë intervistuar. Tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit