Aksident me të plagosur në autostradën Lushnje-Fier

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.07.2026, 08:54

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në autostradën Lushnje-Fier, në zonën e njohur si kryqëzimi i Pushimit të Shoferit. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një Volkswagen dhe një mini furgon, ndërsa si pasojë është plagosur drejtuesi i Volkswagen-it, i cili u transportua me urgjencë nga ambulanca në Spitalin e Lushnjës.

Sipas informacioneve të para, automjeti tip Volkswagen ka hyrë në kryqëzim nga rruga dytësore e aksit Pushimi i Shoferit-Divjakë, ndërsa mini furgoni që po lëvizte në autostradë në drejtim të Fierit nuk ka mundur të shmangë përplasjen. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në automjete.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se drejtuesi i Volkswagen-it ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia rrugore ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore dhe për të disiplinuar qarkullimin. Si pasojë e aksidentit, në korsinë drejt Fierit janë krijuar radhë të gjata automjetesh për disa kilometra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit