Vlorë: U ndje keq në ambientet e paraburgimit, ndërron jetë 50-vjeçari

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.07.2026, 22:37

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës, ku një i paraburgosur ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është një shtetas 50-vjeçar nga Maqedonia e Veriut. Ai mësohet se është ndjerë keq brenda ambienteve të paraburgimit, çka ka bërë që të transportohej me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, 50-vjeçari ka mbërritur në spital pa shenja jete, ndërsa mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Burime paraprake bëjnë me dije se dyshimet e para janë për një arrest kardiak si shkak të humbjes së jetës, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore dhe njoftimi zyrtar i autoriteteve për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit