Nisma për shkarkimin e tij, Abdixhiku tërhiqet nga negociatat për formimin e institucioneve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.07.2026, 21:55

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me nismën për shkarkimin e tij, duke thënë se nuk do të mbajë asnjë detyrë në kundërshtim me vullnetin e shumicës.

Abdixhiku ka deklaruar se për shkak të kësaj nisme ka ndërprerë të gjitha proceset që lidhen me formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

“Në këtë pikë, më duhet poashtu t’i njoftoi qytetarët e vendit tim se për shkak të kësaj nisme, detyrohem t’i ndërpresë të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve të Republikës, që i prisni me të drejtë, tash e sa kohë”. Ai ka bërë të ditur se situata e krijuar pas nismës për shkarkim ka ndikuar në proceset e mëtejshme institucionale, duke pezulluar hapat për krijimin e institucioneve të reja.

“Në këto rrethana, për shkak të kësaj nisme, nuk do të ishte as serioze dhe as e përgjegjshme që unë të vazhdoja të negocioja në emër të LDK-së, ndërkohë që mandati im për të udhëhequr dhe përfaqësuar atë, është vënë në diskutim nga brenda shpisë sime”, është shprehur ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit