Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin mbi vijat e bardha në Vlorë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.07.2026, 20:09

Një aksident i rëndë por fatmirësisht pa pasoja tragjike ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një mjet i Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë.

Ngjarja u regjistrua në lagjen "29 Nëntori". Mjeti i Policisë Bashkiake, i cili po drejtohej nga një efektiv i këtij institucioni, ka goditur një fëmijë 13 vjeç. Në momentin e përplasjes, i mituri ka qenë duke kaluar rrugën rregullisht mbi vijat e bardha.

Menjëherë pas aksidentit, fëmija është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore. Fatmirësisht, raportohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, të cilat kanë nisur verifikimet dhe hetimet e plota për të zbardhur rrethanat dhe përgjegjësinë e efektivit të bashkisë në këtë aksident.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit