Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat vlejnë për datën 16 korrik 2026.
Sipas vendimit të ri, nafta (dizeli) është shtrenjtuar për 2 cent krahasuar me një ditë më parë, duke arritur në 1.56 euro për litër.
Çmimet maksimale janë:
Nafta (dizeli): 1.56 euro/litër (+2 cent); Benzina: 1.40 euro/litër; Gazi: 0.60 euro/litër. Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.