Dorëzohen nënshkrimet që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.07.2026, 13:25

Armend Zemaj dhe Florian Dushi kanë dorëzuar nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të LDK-së për shkarkimin e Lumir Abdixhikut.

Zemaj e Dushi nuk kanë treguar numrin e nënshkrimeve të mbledhura, por kanë thënë se janë sipas normave statutare dhe se presin zhvillimet konform statutit të LDK-së.

Tash e disa ditë është diskutuar thirrja e Kuvendit të LDK-së, ku Lumir Abdixhiku do të dal në votim para delegatëve të LDK-së.

Ai para disa muajsh i kishte mbijetuar një mocioni të organizuar nga vetë ai, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit