Vapë përvëluese në Golem, autobusi lëviz me derën hapur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.07.2026, 11:45

Temperaturat e larta në Golem duket se po ndikojnë edhe në kushtet e transportit publik. Një autobus është filmuar duke qarkulluar me derën e hapur gjatë gjithë rrugës, si një mënyrë për të lehtësuar vapën brenda mjetit.

Megjithatë, kjo mënyrë qarkullimi ngre shqetësime serioze për sigurinë, pasi udhëtimi me derën e hapur mund të përbëjë rrezik për pasagjerët, veçanërisht në rast frenimi të papritur apo lëvizjes së tyre gjatë udhëtimit.

Qytetarët kërkojnë që autoritetet përkatëse të marrin masa për garantimin e kushteve të sigurta dhe të përshtatshme të transportit, sidomos gjatë ditëve me temperatura ekstreme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit